OEK kundër ngritjes së pagës minimale

21:56 | 06 Qershor 2019

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se sektori privat po ndikohet nga rritja e pagave në sektorin publik.

Përcaktimi i pagës minimale nga ana e Kuvendit të Kosovës, po konsiderohet si shqetësues për sektorit privat, raporton KTV. Ai ka deklaruar se Kosova ka shënuar rënie të investimeve të huaja direkte.

Në këtë konferencë u shpalos edhe një hulumtim i cili tregonte vështirësitë që hasin bizneset vendore gjatë eksportit.

Sipas këtij hulumtimi, 10% e kompanive nuk eksportojnë, kurse 82% kanë deklaruar se produktet e tyre plotësojnë standardet e kërkuara nga BE-ja.

Drejtuesit e OEK-ut kanë thënë se tregjet më të lehta për eksport të produkteve kosovare në nivelin rajonal, mbesin ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, në tregun e Bashkimit Evropian janë: Gjermania, Zvicra, Belgjika, Italia, Holanda, Suedia, Greqia, Sllovenia e Franca.

Komento: