Oferat e fundit e Mustafës: Nëse VV-ja s’e jep presidentin, ia votojmë qeverinë – por LDK mbetet opozitë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Oferat e fundit e Mustafës: Nëse VV-ja s’e jep presidentin, ia votojmë qeverinë – por LDK mbetet opozitë

12:46 | 26 Dhjetor 2019

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas takimit të Kryesisë në konferencë për media tha se u bënë trajtime para seancës konsitutive. Ndër tjera, i ka bërë një ofertë Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin, ose ndryshe, thotë se LDK-ja jep dorëheqje nga marrëveshja.

“Mbesim të interesuar e të përkushtuar që vendit ‘t’i japim zgjidhje. Jemi të gatshëm të vazhdojmë për zgjidhje. LDK-ja është dakorduar që qeveria të ndahet proporcinoalisht me 5 ministri për LDK-në e 5 për VV-në. Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zv/ministër t’i takojë LVV-së. Zv.kryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së”, tha Mustafa përcjell Koha.net.

Mustafa tha LDK-ja propozon kandidatin për president, dhe ai, do të duhej të pranohej nga LVV.

“Ai i plotëson të gjitha kriteret kushtetuese”, tha ai.

Pas zgjedhjes së presidentit, që do të përkrahet edhe nga VV-ja, tha Mustafa, VV-ja do ta marrë një ministri më shumë, kështu i bie 6 me 4.

“Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante. LVV-ja do të ketë më shumë pozita. Ajo do të ketë 7 pozita qeveritare si dhe dy nënkryetarët e Kuvendit. Ndërkaq, kur do ta bënim ne pozitën për president ne do të kishim më pak”, tha ai.

Mustafa tha se nëse “VV-ja s’është gati për këtë marrëveshje, atëherë, unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi dhe të shkojë në opozitë”.

“LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, tha Mustafa.

Mustafa, tha se çështja e qeverisë dhe institucioneve duhet të zgjidhet sa më parë.

“S’është arsyetim se pa e pasë MPB-në LVV-ja s’luftohet korrupsioni, sepse korrupsionin ne duhet ta luftojmë bashkë”, tha ai.

Komento: