Oferta e “çmendur” e Chelseas për yllin spanjoll

16:21 | 18 Shkurt 2022

Chelsea i ofron 50 milionë euro për Gavin

“Blues” janë të vendosur për ta transferuar super-talentin spanjoll, Barça vazhdon të rezistojë. Lojtarin e duan edhe gjigantët tjerë të Premierligës

Chelsea është e vendosur për ta transferuar futbollistin e Barcelonës, Gavi.

Super-talenti spanjoll ka shpërthyer në ekipin e parë të gjigantit katalunas.

Dhe, “Blues” janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për të, raporton mediumi “El Nacional”.

Në fakt, kampioni aktual evropian i ofron 50 milionë euro për lojtarin.

Ndërkohë, Barcelona po mundohet ta bind lojtarin që ta nënshkruajë kontratën e re.

Sidoqoftë, 17 vjeçari e ka refuzuar ofertën e parë të gjigantit katalunas, përcjell “Gazeta Express”.

Gavi shihet si një lojtar me potencial të madh dhe me të ardhme të ndritshme.

I mbetet ati të vendos nëse dëshiron të vazhdojë të luajë në “Camp Nou” apo të përfundojë në Premierligë.

Atë e pëlqejnë edhe Manchester City dhe Liverpooli në Angli.

Komento: