Oferta e madhe e skuadrës arabe që mund ta tundojë Ronaldon

13:40 | 23 November 2022

Oferta e Al-Nassr është e ngjashme më atë që i ishte bërë atij verën e kaluar

Cristiano Ronaldo është në tregun e transferëve, edhe pse mënyra e largimit të tij nga Manchester United e ka vënë atë në pozitë ku nuk ka shumë vlerë dhe skuadra të painteresuara për të që ai të vazhdojë të luajë futboll edhe këtë sezon.

Një hap prapa është i pashmangshëm dhe ka shenja që tregojnë se destinacioni i tij do të jetë Al-Nassr i Arabisë Saudite, një komb ku po rritet futbolli (gjë që u dokumentua edhe me fitoren e Arabisë kundër Argjentinës) por ende janë larg nivelit garues që e kërkon Ronaldo.

Verën e kaluar ai mori një ofertë të madhe nga Arabia Saudite, për të cilën Marca kishte raportuar atë kohë dhe portugezi e tha atë në intervistën që e bëri javën e kaluar.

Në këtë rast, propozimi kalonte 242 milionë euro për dy sezone. Portugezi e refuzoi atë për shkak të dëshirës së tij për të vazhduar që të fitojë tituj të rëndësishëm dhe për arsyen tjetër që ai dëshiron t’i rrisë numrat e tij në Ligën e Kampionëve, një gjë që Manchester United nuk ia ofroi.

Gjigantët europianë ia kanë kthyer shpinën atij dhe e vërteta është se askush nuk mund t’ia plotësojë atij kërkesat për pagë, si dhe nuk mund të rrezikojnë një prezencë të tillë kaq të madhe në zhveshtoren e tyre.

Al-Nassr ëndërron nënshkrimin e Cristiano Ronaldo

Pronari i Al-Nassr, princi Faisal Bin Turki, e kërkon për shumë kohë Cristiano Ronaldon në mënyrë që ta fusë skuadrën e tij në hartën e skuadrave që mund të konkurrojnë për tituj.

Propozimi është shumë i afërt me atë që Ronaldo e mori verën e kaluar. Tani, rrethanat janë të ndryshme dhe portugezi pritet ta bëjë hapin e parë.

Mbrojtësi spanjoll, Alvaro Gonzalez është njëri prej lojtarëve kyç që menaxhohet nga Rudy Garcia. Është një klub që lufton për tituj në Saudi dhe në Gjirin Persik, të themi shumë larg garave të njohur në Europë.

Cristiano Ronaldo dhe vitet e vështira të tij

E vërteta është që përvoja e Cristiano Ronaldos pas largimit nga Real Madridi më 2018 ka qenë më shumë negative së pozitive.

Largimi i tij nga Juventusi ishte i komplikuar dhe shumë i tensionuar me shokët e tij të skuadrës, derisa largimi i tij nga United ishte edhe më zhgënjyes.

Të enjten, ai fillon Botërorin e tij të pestë, që do ta bëjë këtë pa klub por shumë afër destinacionit të tij të ri që do të jetë Al-Nassr.

Komento: