Oferta e parë u refuzuar, Manchester United ‘trazon’ De Ligt me ofertën e dytë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Oferta e parë u refuzuar, Manchester United ‘trazon’ De Ligt me ofertën e dytë

11:52 | 23 Maj 2019

Manchester United raportohet se janë kthyer në ndjekje të Matthijs de Ligt, duke bërë një ofertë të majme për të joshur mborjtësin holandez.

Raportet nga Spanja e kanë lidhur De Ligt me klubet e shumta të shumta, ndërsa gjithashtu thuhet se Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e yllit Ajax.

Por raporti i fundit nga Sport thotë se Man United ka bërë një ofertë të majme për të joshur De Ligtin që të transferohet në Manchester, pasi oferta e tyre e parë u refuzua, përcjell ORAinfo.

Oferta e parë ishte rreth 14 milionë euro në sezon, por oferta e re është shumë më e mirë dhe ka shpresë në Old Trafford që De Ligt do t’i thotë ‘PO’ për ofertën.

Por raporti gjithashtu deklaron se kjo do të ishte përpjekja e fundit e United dhe nëse kjo ofertë hedhet poshtë, njerëzit e Ole Gunnar Solskjaer do të lëvizin duke synuar një tjerë mbrojtës.

Sipas raportit, Barcelona po e sheh situatën me interes të madh dhe janë ende të parët në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të njohur. /ORAinfo/

Komento: