Oferta nga Barcelona, Man City merr vendim final për Bernardo Silvan

14:03 | 06 Gusht 2023

Man City nuk e ka ndërmend ta shesë Bernardo Silvan

Manchester City nuk e ka ndërmend ta shesë Bernardo Silvan.

Raportohet se klubi anglez i ka thënë PSG-së dhe Barcelonës se nuk e kanë ndërmend të hyjnë në negociata për portugezin, pa marrë parasysh kushtet.

Bëhet e ditur se “Citizens: do t’i ofrojnë kontratë të re Bernardo Silvas së shpejti.

Pozicioni i futbollistit në këtë rast do të luajë rol vendimtar.

Megjithatë, Manchester City është i vendosur ta mbajë në skuadër yllin e tyre.

Komento: