Oferta nga Bundesliga për Hauge, norvegjezi merr këtë vendim!

23:55 | 15 Qershor 2021

Jens Petter Hauge po pret të kuptojë të ardhmen e tij. Siç raportohet nga Tuttosport, norvegjezi ka disa admirues në Gjermani (mes tyre kryesisht Wolfsburg), por ai dëshiron të flasë ballë për ballë dhe me respekt me drejtuesit e Milanit përpara se të shqyrtojë çdo ofertë apo mundësi merkatoje.

Është e qartë se nëse ai dhe Leao do të largoheshin, Milani do të duhet gjithashtu të marrë një anësor të ri të majtë, i cili do të alternohej me Rebic.

Për Hauge ka qenë një sezon i nisur më së miri me gola dhe asist, por më pas përfundoi në stol dhe nuk u shkul më nga aty, me përjashtim të disa momenteve, si barazimi me Sampdorian, e vendosur pikërisht nga goli i tij!

Komento: