Oferta prej 100 milionë euro ka arritur, Kenan Yildiz largohet nga Juventusi

22:36 | 25 Shtator 2025

Oferta faraonike ka arritur, Kenan Yildiz largohet nga Juve.

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me Juventusin.

Yildiz ka realizuar 4 G/A në pesë ndeshje me Biankonerët këtë sezon, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Barcelona, Chelsea dhe Arsenal.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, Arsenali thuhet se është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Yildiz verën e ardhshme.

Biankonerët janë të hapur ta lënë të lirë për një shifër të tillë dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit i Yildiz në Serie A.

Komento: