Ylli i Arsenalit është synimi i radhës i skuadrës së Manchester Unitedit.
Manchester United kanë filluar të mendojnë për pasuesin e Romelu Lukakut.
Ylli belg do të largohet nga ‘Old Trafford’, për t’iu bashkuar Interit në Serie A.
Mediet në Angli raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ zëvendësuesin e Lukakut e kanë gjetur në Premierligë.
Bëhet fjalë për yllin e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang.
Për reprezentuesin nga Gaboni, Manchester United do t’i ofrojë Arsenalit deri në 80 milionë euro.
Aubameyang te Arsenal është transferuar në vitin 2018, dhe në 49 paraqitje ka shënuar 32 gola.