Ofertë ‘tunduese’ për Messin nga gjiganti i Seria A

20:51 | 03 Nëntor 2020

Gjiganti i Seria A me ofertë ‘tunduese’ për Lionel Messin.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar një ofertë mjaftë të lartë nga gjiganti italian Inter.

Argjentinasi është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, pavarësisht dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu.

Kontrata momentale i skadon në verën e vitit 2021 dhe në afatin e janarit do t’i lejohet të bisedojë me top klubet evropiane.

Manchester City shihet si destinacioni i mundshëm, mirëpo edhe Interi ka bërë një ofertë ‘tunduese’ për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas OK Diario, Interi i ka dërguar ofertën Messit, derisa vlera nuk është bërë e ditur.

Mbetet të shihet në verën e ardhshme nëse Messi do përfundojë aventurën me Barcelonën, apo do ndryshojë dhe do i mbetet besnik skuadrës.

Komento: