Oficeri i FSK-së diplomon në kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri në Oklahoma të ShBA-së

16:38 | 20 November 2024
oficeri-i-fsk-se-diplomon-ne-kursin-e-kapitenit-te-karrieres-per-artileri-ne-oklahoma-te-shba-se

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA ) ku pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.

Sipas Ministrisë, qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë

Njoftimi i plotë:

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar Kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA ) ku pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.

Qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë. Kursi ishte i ndarë në modulet: doktrina e përgjithshme e operacioneve dhe trajnimeve, planifikimi i mbështetjes me zjarr, kontrollimi i zjarrit, planifikimi i operacioneve të batalionit të artilerisë dhe bateria e artilerisë.

Komento: