OIK dënon sulmin fizik ndaj infermieres në Viti: Cenim i sigurisë në vendin e punës, rasti të trajtohet me seriozitet

23:45 | 01 Gusht 2026
oik-denon-sulmin-fizik-ndaj-infermieres-ne-viti:-cenim-i-sigurise-ne-vendin-e-punes,-rasti-te-trajtohet-me-seriozitet

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj një infermiereje në Viti, duke e dënuar këtë akt.

OIK, në reagim thotë se, dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme dhe cenon dinjitetin e profesionit, sigurinë në vendin e punës dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.

Postimi:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj infermieres së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, e cila është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së saj.

Dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme dhe cenon dinjitetin e profesionit, sigurinë në vendin e punës dhe funksionimin e sistemit shëndetësor. Asnjë rrethanë nuk mund të arsyetojë dhunën, kërcënimin apo presionin ndaj atyre që çdo ditë shërbejnë për shëndetin e qytetarëve.

Kryetarja e OIK-ut, znj. Nexhmije Gori, shpreh mbështetjen e plotë për infermieren e lënduar dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitet, të zbardhet dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.

OIK-u u bën thirrje qytetarëve të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Komento: