Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Shqipërinë, por edhe vende të tjera, se kanë dërguar armatime në Republikën Demokratike të Kongos.
Ndonëse vendi afrikan nuk është subjekt i sanksioneve dhe i embargove, dërgimi i armëve duhet të bëhet duke njoftuar OKB-në, gjë që është anashkaluar nga Shqipëria dhe nga shtete të tjera, si Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani etj, shkruan “EuronewsAlbania”.
Raporti i Kombeve të Bashkuara është i besueshëm, por u sigurua nga agjencia e lajmeve AFP këtë javë.
“Disa nga këto armatime, të destinuara për ushtrinë vendase, kanë përfunduar më pas në duart e grupeve të armatosura”, thuhet në raportin e OKB-së.