
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të sponsorizuar nga Bahrejni me të cilën Iranit i kërkohet që t’i ndalë menjëherë sulmet ndaj shteteve të Gjirit Persik.
Teksti i rezolutës “i dënon në termat më të fuqishëm sulmet skandaloze” ndaj Bahrejnit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, raporton televizioni CNN.
Rezoluta u miratua me 13 vota “për” dhe asnjë “kundër”. Rusia dhe Kina abstenuan.
Ndërkohë, Kirill Dmitriev, drejtor i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë dhe emisar i lartë i Kremlinit, ndodhet në Florida të ShBA-së për bisedime me zyrtarë të administratës së presidentit Donald Trump, i tha televizionit CNN një burim.
Sipas këtij burimi, takimet e Dmitrievit janë të përqendruara në bashkëpunimin ekonomik ShBA – Rusi.
CNN ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë.