OKB kërkon të rrisë ndihmat humanitare ndaj Ukrainës

21:30 | 05 Mars 2022

Po kërkohet që ndihma humanitare drejt Ukrainës të rrihet.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se janë të përkushtuar t’i rrisin ndihmat humanitare për t’i ndihmuar si ata që janë ende në Ukrainë si ata miliona njerëz që janë larguar nga Ukraina.

Guterres ka përseritur premtimin që ia ka bërë ministrit të jashtëm ukrainas Kuleba, gjatë një telefonate që kanë pasur të shtunën, ka thënë zëdhënësi i OKB-së Stephanë Dujarric, raporton Al Jazeera përcjell lajmi.net

Djurraic ka thënë se të dy kanë diskutuar kushtet për evakuimin e sigurt të civilëve, përfshirë këtu edhe të huajt që gjinden në zonat e luftës.

Duhet shtuar se, qysh nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, OKB-ja ka qenë e zëshmë duke kërkuar që ky konflikt të ndalet sa më parë.

OKB-ja po ashtu, ka dërguar ndihma të shumta drejt Ukrainës për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Komento: