OKB tregon se mbi 1 mijë civilë ukrainas të vrarë

17:07 | 27 Mars 2022

Agresioni rus ndaj ukrainasve po vazhdon.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 1,119 civilë ukrainas janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që kur Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainë.

Midis të vrarëve 52 viktima janë fëmijë, 15 vajza dhe 32 djem, raporton OKB, sipas një deklarate që mbulonte periudhën midis fillimit të luftës më 24 shkurt dhe mesnatës së 26 marsit.

Megjithatë shifrat reale të viktimave pritet të jenë shumë më të larta, sesa shifrat e konfirmuara.

Komento: