
Në ditën e gjashtë të protestës, sërish mijëra qytetarë kanë zbarkuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në mesin e shumë qytetarëve që kanë mbajtur flamuj në duar, gjithashtu disa prej tyre kanë mbajtur edhe pankarta që kanë bartur mesazhe të veçanta.
Një prej tyre ka qenë edhe ajo me mbishkrimin “Okej”, që i referohet ish-presidentit, Hashim Thaçi, në ditën kur trupi gjykues në Hagë shqiptoi dënimin ndaj tij me 25 vjet burgim.
Poashtu, ka pasur edhe disa pankarta të tjera që janë parë në duart e qytetarëve, të cilët edhe një herë kanë shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

