Oleksandr Usyk shfaq lëndimet që ka pësuar në duar nga grushtimi i Tyson Furyt

13:48 | 22 May 2024

Oleksandr Usyk u bë kampioni absolut i boksit në peshat e rënda të dielën e javës së kaluar.

Boksieri ukrainas mposhti Tyson Fury me pikë në Riad të Arabisë Saudite.

Usyk përfundoi në spital me nofullën e thyer pas një përballje të vështirë dhe të lodhshme.

Dy ditë pas duelit, ai ka postuar një foto në Instagram ku tregon se si duke tani grushtet e tij.

Përveç nofullës është lënduar edhe arkada e djathtë. Ai do të luftojë me Furyn në rimeç që pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti.

Komento: