Varhelyi për dialogun Kosovë-Serbi: Lajçaku po punon për një zgjidhje neutral.
Komisioneri për Zgjërimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka folur për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, dhe pritjet që ai ka për normalizimin e tyre në mes dy vendeve.
Varhelyi tha se me Kosovën gjëra po evoluojnë, teksa shtoi se shpreson që dialogu të çojë në rezultat.
“Emisari special i BE-së po punon për të forcuar dialogun dhe për të arritur një zgjidhje neutrale. Unë besoj se hapa përpara janë të imagjinueshëm, por nuk mund të marrim kurrë asgjë si të mirëqenë. Prandaj duhet të ketë vullnet nga të dyja palët për t’u takuar dhe për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur ai për Ilpiccolo, transmeton Klankosova.
Tutje, Varhelyi tha se para se gjithash, duhet filluar nga eliminimi i dhunës, pasi sipas tij, ruajtja e paqes dhe e sigurisë është përgjegjësi e të gjithëve.
“BE-ja është aty në këtë proces, por na duhen edhe autoritetet lokale në Kosovë që të ndihmojnë komunitetin serb që të mos ndihet i izoluar. Ne punojmë shumë për të arritur një zgjidhje, sepse nëse nuk arrijmë atje, do të humbim kohë të çmuar”, u shpreh ai.