Olluri tregon se si policia i hyri në zyrë

21:16 | 19 Prill 2021

Thotë se nuk u befasua me veprimin e policisë.

Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, ka treguar se si u vizituan nga Policia e Kosovës pas publikimit të hulumtimit për vaksinat.

“Ke një përpjekje e pushtetit të ri për të frikësuar mediat. Për mendimin tim ishin veprime të çuditshme ato që ndodhën pas publikimit të hulumtimit të Insajderit”, tha Olluri në Pressing.

“E kam prit duke njohur mendimet e krerëve të VV’së për mediat dhe dëshirën e flaktë të tyre për të kontrolluar mediat”, shtoi ai.

“Veprimi i parë hetimor ka qenë ardhja e policëve në zyre. Puna e parë që ata e kanë bërë me sabah ka qenë me i trokit në zyre një medie për t’i frikësuar”, theksoi ai.

Komento: