Olta Gixhari në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

15:26 | 20 September 2024

Aktorja Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.

Olta shprehet se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.

Komento: