Gerta Gixhari, e cila është motra e Oltës, iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Por për këtë në natën kur hyri nuk pati ndonjë reagim nga ish-banorja, Olta Gixhari.
Ajo ka reaguar së fundmi duke ndarë një postim në Instagram, ku thotë se ka lexuar të gjitha komentet me vëmendje.
“Kam qenë shumë e emocionuar këto tri ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin. Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën”, u shpreh ajo.
Tutje opinionistja e Big Brother Kosova falënderoi të gjithë që po pëlqejnë lojën e Gertës në këtë format.
“Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë gjysma e punës, faleminderit. Sot fillon loja. Suksese”, tha ajo.
Pritet të shihet se si do të vijojë loja e gazetares në këtë reality shou shumë të komentuar.