Olta ‘ia huq’ në spektakël, aludon se aplikohen standarde të dyfishta për femrat dhe meshkujt në BBVK – Alaudini nuk pajtohet

12:56 | 29 Nëntor 2025

Në spektaklin “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, opinionistja Olta Gixhari shkaktoi debat me një deklaratë të saj lidhur me një situatë mes banorëve Sasa dhe Labi.

Gjatë diskutimit për klipin ku Sasa shihet duke ia tërhequr jorganin Labit dhe duke e prekur atë në një moment tensioni, Olta e vlerësoi skenën si “kërcënuese” dhe nënkuptoi se nëse rolet do të ishin të kundërta, dënimi do të ishte më i rreptë.

“Nëse këtë veprim do t’ia bënte Labi Sases, ai do të dilte me zarf të zi”, tha ajo, duke aluduar se produksioni mund të zbatojë standarde të dyfishta në bazë të gjinisë.

Sipas saj, një gjest i tillë, kur kryhet nga një mashkull ndaj një femre, do të konsiderohej shumë më serioz sesa kur ndodh e kundërta.

Mirëpo, deklarata e saj nuk u la pa reagim. Moderatori Alaudin Hamiti dha qëndrimin e tij të kundërt, duke lënë të kuptohet qartë se produksioni do ta trajtonte një situatë të tillë njësoj, pavarësisht gjinisë së banorit të përfshirë.

Diskutimi ngjalli reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku publiku u nda mes mbështetjes së Oltës dhe qëndrimit të Alaudinit. Ndërkohë, situata mes Sases dhe Labit mbetet një nga momentet më të komentuara të javës në shtëpinë më të madhe të vendit.

Komento: