Olta mes lotëve i bën thirrje Atillës t’ia mundësoj fëmijëve ta shohin nënën e tyre!

15:56 | 04 January 2025

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, mes lotëve i ka bërë thirrje Atillës që t’i lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.

Madje Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të Drenushës, duke parë mallin për fëmijët.

“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi e gjitha forca që tregon i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër, malli për fëmijët”, u shpreh Olta.

“Unë dua t’i bëjë thirrje babait të fëmijëve të Drenushë, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i shohësh fëmijët që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos i pengoj takimin me nënën e tyre”.

Komento: