Omicron në janar do të jetë shumë dominues

15:43 | 19 Dhjetor 2021

Omicron, do të jetë më dominues në muajin janar.

Tashmë Omicron është përhapur zyrtarisht në 89 vende të botës. Në vendet ku është shfaqur, ekspertët kanë konfirmuar se ky variant i ri përhapet më shpejt se Delta, thuajse 2-fish, edhe në ato vende me nivel të lartë të imunizimit, falë vaksinimit.

Po sipas OBSH’së, Omicron pritet të jetë varianti dominues në të gjithë botën, brenda muajit janar.

Kjo fundjavë e gjeti pjesën më të madhe të Europës në protesta, me mijëra vetë në shesh, kundër masave të ashpra anti-covid, vaksinimit dhe certifikatës së gjelbër, që në disa shtete do të qëndrojë në fuqi së paku deri në mars të vitit të ardhshëm.

Protestat më të dhunshme dhe më masive janë regjistruar prej mbrëmjes së të premtes në Londër, me dhjetëra të plagosur, por asnjë të arrestuar, pas përleshjeve me policinë. Të shtunën, Britania shënoi rekord rastesh të reja, mbi 95 mijë, për të cilën këshilltarët e qeverisë thonë se mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, raporton a2news.

Protesta pati edhe në Barcelona e Bilbao të Spanjës, me mijëra vetë që dolën në rrugë kundër vendimit për të ndaluar hyrjen në bare restorante e palestra, pa pasur certifikatën e vaksinimit.

Komento: