Omicron shpërthen në Kosovë, mbi 19 mijë raste aktive – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Omicron shpërthen në Kosovë, mbi 19 mijë raste aktive

08:48 | 25 Janar 2022

Mbi 19 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon sene total numri i rasteve aktive me coronavirus është 19,519.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër COVID-

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,000 persona.

Në Kosovë nga e shtuna kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë lejohet zhvillohet vetëm deri në orën 21:00

Komento: