Operacion i madh nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Gjermanisë

18:34 | 18 Qershor 2019

Po kryhet një operacion i madh nga Policia e Kosovës me atë të Gjermanisë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Polcinë e shtetit gjerman kanë kryer sot një operacion të përbashkët në Prishtinë e Ferizaj, e që ka pas për qëllim gjetjen e dëshmive për veprën penale pastrim i parave.

Që nga ora 11:00, e ditës së sotme, policia e Kosovës, saktësisht sektori për hetim financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e veprave jo ligjore ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë kanë realizuar një operacio të përbashkët.

Ky operacion u realizua në mbikqyrje nga një prokuror special i Kosovës dhe një prokuor gjerman si dhe për qëllim pati gjetjen e dëshmive që do të vërtetonin veprën penale që ndërlidhet me pastrim të parave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e veprave jo ligjore ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një prokuror special vendas dhe nje prokuror gjerman, i cili operacion ka per qellim gjetjen e deshmive me qellim te vertimit te vepres penale që nderlidhet me “Pastrim të parave”, deklaroi Hoxha.

I njejti ka bërë të ditur se operacioni i referohet zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata për kontroll e bastisje në gjashtë lokacione e në dy qytete në Prishtinë e Ferizaj.

Hoxha ka shtuar se pas përfundimit do të dalet me informacione për për rezultatet e tij.

Komento: