
Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është edhe Interi me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.
Sipas Tuttomercato, Inter synon transferimin e mbrojtësit të Romës, Wesley, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Dumfries.
Dumfries do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj dhe zikaltërit do të ndërhyjnë në afatin dimëror.
Braziliani ka realizuar 3 gola këtë sezon dhe ka kontratë me Romën deri në vitin 2030.
Për të siguruar shërbimet e tij Inter do të duhet të ofrojë më së paku 30 milionë euro.