Operacioni antidrogë në Prishtinë, arrestohet një person

11:20 | 23 Qershor 2026
operacioni-antidroge-ne-prishtine,-arrestohet-nje-person

Të hënën me vendim të prokurorit gjatë një operacioni antidrogë është arrestuar një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.06.2026 në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: tri pajisje DVR të sistemit të kamerave të sigurisë së biznesit dhe dy telefona mobilë në pronësi të personit të dyshuar.

“Prishtinë/18.06.2026 – 12:15. Me datën 22.06.2026, me vendim të prokurorit, gjatë një operacioni antidrogë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: tri pajisje DVR të sistemit të kamerave të sigurisë së biznesit dhe dy telefona mobilë në pronësi të personit të dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Komento: