Operacioni “Goditja”, në Prizren, Policia arreston 6 persona e konfiskon 10 armë

15:22 | 12 Gusht 2023
operacioni-“goditja”,-ne-prizren,-policia-arreston-6-persona-e-konfiskon-10-arme

Policia e Kosovës ka zhvilluar planin operativ “Goditja 2023”, edhe në Prizren.

Përmes, një njoftimi Policia ka bërë të ditur se për tri ditë kanë kontrolluar 1074 automjete, kanë konfiskuar 10 armë të ndryshme e kanë arrestuar 6 persona.

Njoftimi i plotë:

Angazhimet policore në zbatim të planit operativ ,,Goditja 2023’’ Prizren

Prizren, 12 gusht 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve të cilat dalin nga ky plan.

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023  përpos shume detyrave dhe angazhimeve të tjera janë realizuar edhe këto aktivitete:

  • Kontrolluar 1074 automjete
  • Legjitimuar 1646 persona
  • Kontrolluar 26 lokale të ndryshme,
  • Janë konfiskuar 10 armë të ndryshme,
  • Janë arrestuar 6 persona

Angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe me tutje.

Komento: