Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova i ka shkuar në zyre sot kryeministrit Ramush Haradinaj, me të cilin kanë biseduar rreth operacionit të sotëm të Policisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se kr imi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kr imit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Kr imi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kr iminale. /ORAinfo/