Operacioni i policisë në veri, Apostolova i shkon në zyre Haradinajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Operacioni i policisë në veri, Apostolova i shkon në zyre Haradinajt

15:15 | 28 Maj 2019

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova i ka shkuar në zyre sot kryeministrit Ramush Haradinaj, me të cilin kanë biseduar rreth operacionit të sotëm të Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se kr imi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kr imit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Kr imi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kr iminale. /ORAinfo/

Komento: