Silvio Berlusconi është operuar.
Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi po rimëkëmbet në spital pas operacionit të suksesshëm për një bllokim të zorrëve.
Berlusconi shkoi me nxitim në spitalin e San Raffaele të martën në mëngjes, teksa në fillim dyshohej për një problem me veshkat.
Megjithatë, është raportuar që 82-vjeçari kishte një pengesë të zorrëve, përcjell lajmi.net.
Presidenti i ekipit të Monzas kishte shpresuar të merrte pjesë në paraqitjen e kandidatëve të Forza Italia për zgjedhjet evropiane dje.
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj dhe për shumë mesazhe që kam marrë. Unë jam i aftë dhe i gatshëm për këtë fushatë zgjedhore!” shkroi ai në Facebook.