Operohet lojtari i Milanit, ja sa pritet të mungojë

15:03 | 22 Dhjetor 2023

Operohet futbollisti i Milanit, katër muaj jashtë fushave

Dëmtimi i Tommaso Pobegas është serioz dhe i rëndë. Mesfushori italian u dëmtua gjatë ndeshjes Milan-Monza, dhe tashmë do u mungojë rreth 4 muaj kuqezinjve.

24-vjeçari iu nënshtrua ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale në tendinë. Operacioni u krye në Finlandë nga kirurgu Lasse Lempainen, në prani të mjekut të Milanit, Dario Donato, Dhe doli me sukses.

Në të njëjtën klinikë në Finlandë u operohet edhe Juan Cuadrado i Interit. Pobega pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Pioli gjatë fundit të prillit të ardhshëm.

Gjithmonë nëse rikuperimi shkon mirë për mesfushorin italian të Milanit, që tashmë duhet të kërkojë për zëvendësuesin e tij në merkaton e janarit.

Komento: