Konsiderohet ndër lojtarët me të mirë të të giitha kohërave.
Diego Armando Maradona është mirë. Është ky lajmi që vjen nga Buenos Airesi, pasi legjenda argjentinase e futbollit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në aparatin tretës në klinikën Olivos.
“El Pibe de Oro” javën e shkuar ishte shtruar me urgjencë në spital dhe, pasi mori ndihmën e parë, u kthye në shtëpi, por ishte e qartë se mund të shpëtonte nga problemet vetëm pasi të operohej. Sipas medieve në Argjentinë, ndërhyrja që zgjati 1 orë ka përfunduar me sukses.
Menaxheri Stefano Ceci ka siguruar se Maradona është shumë mirë dhe së shpejti do të kthehet të drejtojë seancat stërvitore të skuadrës meksikane Dorados.
Ish-sulmuesi i Boca Juniors, Barcelonës e Napolit nga 7 shtatori i kaluar u emërua trajner i Dorado Sinaloa, skuadër që militon në kategorinë e dytë në Meksikë. Në 15 ndeshje në stol, Maradona ka grumbulluar 1.93 pikë për takim.
Pasi drejtoi Argjentinën në finalet e Botërorit 2010 (u eliminua nga Gjermania në çerekfinale me rezultatin e thellë 4-0) Maradona ka punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe (Al-Ëasl dhe l’Al-Fujairah).