Operohet me sukses një fëmijë 2 vjeç në QKUK, i hiqet tumori me përmasa të mëdha

14:42 | 17 July 2021

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të SHSKUK-së.

Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë, thuhet në njoftim.

Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi./ORAinfo/

Komento: