Operohet njëri nga policët e aksidentuar në veri

12:08 | 17 Dhjetor 2024
operohet-njeri-nga-policet-e-aksidentuar-ne-veri

Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në Zveçan.

41-vjeçari I.M. ka pasur lëndim të kockave të fytyrës dhe burime të Klankosova.tv brenda QKUK-së bëjnë të ditur se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë operacionit dhe se gjendja e tij është stabile.

Dy policë të tjerë të lënduar raportohet se pritet të lirohen në shtëpi.

Komento: