Operohet sërish Hysni Gucat pas komplikimeve nga intervenimi paraprak

13:56 | 04 November 2022

Hysni Gucati sërish i nënshtrohet operimit pas komplikimeve nga intervenimi paraprak.

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është operuar sërish sot në orët e para të mëngjesit, pas komplikimeve të pasuara nga operacioni i parë.

Klan Kosova merr vesh se operimi, i cili besohet të jetë kryer në Holandë, ka zgjatur 4 orë.

Gucati fillimisht i është nënshtruar ndërhyrjes muajin e kaluar, operimi i të cilit kishte zgjatur gjashtë orë.

Këtë e pati konfirmuar për Klan Kosova, djali i tij, Musli Gucati, i cili pati thënë se megjithëse ata kishin paraqitur kërkesën për t’i qëndruar pranë gjatë operimit, një kërkesë e tillë ishte refuzuar nga Specialja.

Ndryshe, Gucati është duke qëndruar në paraburgim si masë e caktuar nga Dhomat e Specializuara.

Komento: