LDK-ja dhe VV-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme për të martën.
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ka të bëjë me gjendjen në Telekomin e Kosovës.
“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e VV-së.