Opozita do të marrë pjesë sot në seancën për Tribunalin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Opozita do të marrë pjesë sot në seancën për Tribunalin

09:38 | 30 Maj 2019

Edhe opozita merr pjesë në seancën qw do tw mbahet sot për Tribunalin.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancën e rradhës plenare.

Në rend dite janë edhe pikat e papërfënduara të rendit të ditës, përfshirë edhe votimin për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidit serb në Kosovë, shkruan lajmi net.

Ndonëse nuk morrën pjesë në seancën e fundit të javës së kaluar ku u diskutua kjo çështje, LDK dhe VV duket se kanë ndryshuar qëndrim.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi për lajmi.net ka thënë se subjekti i tij do të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Me sa di unë, do të marrim pjesë, veç nëse ka naj ndryshim të madh”, ka thënë shkurt Kurteshi për lajmi.net.

Ndërkohë edhe nga LDK-ja e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Deputeti i këtij subjekti, Naser Rugova ka thënë për lajmi.net se partia e tij do të marrë pjesë në seancën e sotme ku edhe do të shpalosë qëndrimin e saj.

“Ne sigurisht se do ta marrim pjesë në seancën e sotme, dhe do të shpalosim qëndrimet tona”, ka thënë Rugova.

Kujtojmë, se VV e LDK e kishin bojkotuar seancën e kaluar ku ishte në rend të ditës të votoj Komisioni Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo për arsyen e publikimit të fotografisë nga deputetja e VV-së, Flora Brovina, e cila pretendonte se shpërfaqte dhunimet e forcave serbe në Kosovë, mirëpo që më pas doli të jetë e rremë.

Ky është rendi i ditës për seancën e sotme:

Votimi për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,

Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,

Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

Votimi në parim i Projekt-kodit të Procedurës penale,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

Votimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

Votimi në parim i Projektligjit për Diasporën,

Votimi në parim i Projektligjit të Punës,

Votimi në parim i Projektligjit për Pronën Publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,

Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetrit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës

Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1)anëtar të Komisionit të Pavarur për Media, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VIII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.
Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike,

Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,

Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe Propozimi i GP të PSD për Zëvendësimin e deputetëve në Komisione Parlamentare.

Komento: