
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e mbështeti kryeministrin Kurti pasi ky i fundit pranoi Draftin e propozuar nga evropianët për Asociaionin e komunave me shumicë serbe.
Ai madje në Kuvend kërkoi që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, muaj më parë për Kosovën.
“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozomit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog”, ka potencuar Haradinaj” pati dekalruar Haradinaj në Kuvend.
Një ‘mbështetje’ tjetër e Haradinajt për Kurtin erdhi në seancën e fundit plenare.
Grupi Parlamentar i AAK-së, vendosi t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat ishin bllokuar disa muaj.
Por këtë vendim të AAK-së, nuk po e cilëson si mbështetje për Kurtin por për temat nacionale, njohësi i rrethanave politike në vend Fidan Ukaj.
Ukaj tha se e gjithë opozita duhet të jenë në përkrahje të temave me interes për vendin.
“Mendoj se AAK -ja nuk po e mbështet qeverinë Kurti, por po i mbështet temat nacionale për vendin siç janë dialogu dhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen dhe mirëqenjen e vendit”
“Mendoj se krejt opozita duhet të jenë në krah të temave nacionale për vendin e po ashtu ti votoj marrëveshjet ndërkombëtare.Besoj se opozita ka tema të mjaftushme me ba opozitarizëm e me kritiku qeverinë Kurti” deklaroi Ukaj për “Gazeta Blic”.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi në seancën e fundit plenare se qëndrimi i tyre për të mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare ishte për t’iu treguar se sa e rëndësishme është opozita.
“Qëndrimi ynë politik për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare është për të ju treguar se sa e rëndësishme është opozita dhe sa i rëndësishëm është debati parlamentar dhe ndërtimi i konsensusit për çështje të brendshme, jo për të dëmtuar të mirën publike…Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë. Po ashtu ju them se Grup Parlamentar kemi diskutuar edhe me deputetin Haki Abazi edhe ai është zotuar paraprakisht që do jap votën, për të vetmen arsyeje me pa fuqinë opozitare që e ka”, përfundoi ai/Front Online