Opozita gati për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, i ka siguruar 58 vota – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Opozita gati për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, i ka siguruar 58 vota

11:40 | 31 Maj 2019

Tri partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD janë duke bërë i bërë përpjekjet e fundit për sigurimin e votave për rrëzimin e qeverisë ‘Haradinaj’.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka thënë se aktualisht i kanë 58 vota për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, tri më pak nga sa duhen që mocioni të kalojë.

Opozita nuk do të llogaris në votat e Listës Serbe.

Kujtojmë që të enjten janë takuar i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi i tyre lidhet me koordinimin e veprimeve për rrëzimin e Qeverisë, dhe inicimin e mocionit të mosbesimit. /ORAinfo/

Komento: