Opozita kritikoi buxhetin për vitin 2024/ Statovci: E kemi të qartë prioritizimin e sektorëve

11:37 | 24 Nëntor 2023
opozita-kritikoi-buxhetin-per-vitin-2024/-statovci:-e-kemi-te-qarte-prioritizimin-e-sektoreve


Deputetja e Listës Guxo, njëherit anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Jeta Statovci, ka folur për kritikat e opozitës për buxhetin e vitit 2024.

Derisa nga opozita po thonë se buxheti është orientuar më shumë tek subvencionet, transferet dhe jo tek investimet kapitale, deputetja Statovci deklaron se kjo gjë është keqkuptuar.

“Një pjesë tjetër e buxhetit ndahet edhe për aspektin e skemave sociale, gjithashtu edhe transfereve dhe subvencioneve. Kjo po besoj që edhe në disa raste po keqkuptohet sepse nëse shihet kjo kategori, kjo kategori ka të bëjë me mbështetjen e bizneseve ndërmarrëse, ka të bëjë me mbështetjen që u jepet lehonave dhe fëmijëve, për bursa të studentëve, për subvencione në bujqësi e shumë aspekte të tjera të cilat nuk mund të thuhet se janë asistencë sociale, këto janë mbështetje sociale të cilat e bëjnë një zhvillim më të qëndrueshëm mirëpo aty ku është nevoja, pra të faktori njeri”, është shprehur Statovci për Front Online

Sipas saj është i qartë edhe prioritizimi i sektorëve sa i përket buxhetit.

“Në kuadër të buxhetit besoj se është i qartë prioritizimi i sektorëve. Ne fokusohemi tek aspekti i mbrojtjes për rrethana tashmë të ditura, gjithashtu një fokus edhe në arsim dhe në shëndetësi dhe pjesa tjetër që shkon në mbështetje të ekonomisë”, ka shtuar ajo.

Komento: