Opozita mbledh 41 nënshkrime, kryesia e Kuvendit vendos nesër për seancën për taksën

17:02 | 27 Shkurt 2020

AAK-ja ka mbledhur 41 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.

Mbledhja do të mbahet gjatë ditës së nesërme, me fillim prej orës 14:00, shkruan lajmi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Kuvendit.

Po ashtu, është bërë e ditur se për këtë çështje janë mbledhur gjithësej 41 nënshkrime.

Komento: