Këtë të hënë, opozita do të vijojë me të ashtuquajturën, mosbindjen civile.
Kjo, protestë e radhës e thirrur nga Partia Demokratike, protestë e cila do të nisë sot në orën 17:00.
Për herë të parë pas gati një viti, lideri i opozitës, Sali Berisha, pritet të bashkohet me protestuesit në shesh, pasi më 27 nëntor 2024, Gjykata e Posaçme i ka rikthyer lirinë, duke revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish- kompleksit sportiv “Partizani”.
Për shkak të protestës, disa rrugë në Tiranë do të bllokohen, përfshirë: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimin tek “Zogu i Zi”, sheshin “Ëilson”, “Pallatin me Shigjeta”, dhe kryqëzimin tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Protesta e fundit e opozitës u mbajt më 26 nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse të kryeqytetit.