Opozita proteston në Shqipëri, policia paralajmëron skenarë të rrëzikshëm

08:31 | 21 Shkurt 2019

Sot në Tiranë do të mbahet protesta e radhës e paralajmëruar nga opozita.

Dje deputetët e PD-së kanë nisur t’i dorëzojnë mandatet e deputetit.

Ndërsa, Policia e Shqipërisë ka njoftuar se nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kri-minale.

“Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: