‘Opozita s’po gjen tema të vërteta kundër Kurtit’

22:34 | 14 Korrik 2021

Anëtari i VV-së, Taulant Kryeziu, ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Në komunën e Decanit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi mbi 1500 persona janë helmuar. Arsyet për këtë ende nuk janë të ditura ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ndodhet jashtë vendit në një udhëtim në Greqi. Ai ka marrë kritika të mëdha për mungesën e tij. Ndërkohë Kryeziu, që pati edhe pozitën e zëvendësministrit të Integrimeve Europiane gjatë Qeverisë Kurti 1, ka thënë se kritikat janë të pabaza.

“Opozita s’po gjen tema të vërteta kundër Kurtit. Ai ka shkuar në udhëtim në Greqi dhe ka dhënë të gjitha detajet për takimin deri në pikën e fundit. Po ashtu, për gjendjen në Decan ai u ka deleguar punët anëtarëve të Qeverisë dhe është folur për gjendjen dhe bashkëpunimin korrekt me kryetarin e komunës së Decanit. A është Kurti në Kosovë a jo kjo është një kauzë false e opozitës”, tha ai.

Komento: