Ora e Fundit: Ukraina rekomandohet për statusin e kandidatit për BE

12:39 | 17 June 2022

Ukraina rekomandohet për statusin e kandidatit për BE.

Komisioni Evropian ka rekomanduar Ukrainën dhe fqinjin e saj, Moldavinë, që të jenë kandidate për anëtare të Bashkimin Evropian, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi për për kandidaturën e Ukrainës u dha nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një ditë pasi liderët më të fuqishëm të bllokut vizituan Ukrainën, për t’I shprehur përkrahjen.

Von deri Leyen tha sot në Bruksel se Komisioni rekomandon që Ukrainës “t’I jepet statusi I kandidatit”, duke shtuar se “ky është një qëndrim, duke u kuptuar se shteti do t’I bëjë më pas një numër të reformave”.

“Sipas pikëpamjes së Komisionit, Ukraina ka demonstruar qartazi se aspiratat dhe përcaktimet e saj janë sipas standardeve evropiane”, ka thënë tutje presidentja e KE-së.

Komento: