Ora verore: Pse ndodh dhe për ç’arsye disa njerëz janë të shqetësuar

12:48 | 29 March 2020

Sot kemi hyrë në orën verore.

Ndryshimi i orës të dielën e fundit të muajit tetor dhe mars është një ritual i përvitshëm për Evropën dhe disa vende të tjera, që prej vitit 1981

Qëllimi kryesor i ndryshimit të orës është sigurimi i orëve shtesë me dritë për mbrëmjet e verës dhe mëngjeset e dimrit,

Më 29 mars, në orën 2 pas mesnatës, akrepat zhvendosen një orë përpara. Pra, akrepat lëvizin një orë përpara nga ora 2 e mëngjesit në orën 3.

Rreth 70 vende në mbarë botën praktikojnë ritualin e ndryshimit të orës, ndërkohë që vende të tjera afër ekuatorit nuk veprojnë njësoj.

Viteve të fundit, opinioni publik ka patur zëra kundër lëvizjes së akrepa të orës, aq sa në vitin 2018, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se shumica e qytetarëvë dëshirojnë t’i japin fund ndryshimit të orës dy herë në vit.

Asokohe, Finlanda siguroi 70,000 firma nga qytetarët që kërkonin heqjen e kësaj praktike. Kritikët thonë se ndryshimi i orës sjell rritje të numrit të aksidenteve rrugore dhe probleme me gjumit, të cilat duhen marrë në konsideratë.

“Lëvizja e akrepave 60 minuta përpara i bën njerëzit më të lodhur dhe si rrjedhojë rritet rreziku nga aksidentet”, argumentoi dy vite më parë europarlamentarja franceze, Karima Delli.

Ndërkohë që nga ana tjetër, disa janë të mendimit se shtimi i orëve shtesë me dritë për mbrëmjet e verës dhe mëngjeset e dimrit janë mundësi e mirë për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Që vendimi për të mos ndryshuar më orën të hyjë në fuqi, duhet që legjislacioni të hartohet dhe miratohet nga vendet anëtare në Parlamentin Europian, që deri tani nuk i kanë dhënë përparësi.

Burimet: CNN, BBC, Blasting News

Komento: