Orari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Botës: Argjentina – Kroacia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Orari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Botës: Argjentina – Kroacia

23:55 | 09 Dhjetor 2022

Argjentina – Kroacia, orari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Botës.

Është mësuar çifti i parë i fazës gjysmëfinale në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas dy ndeshjeve çerekfinale që u zhvilluan këtë të premte.

Kroacia eliminoi Brazilin, teksa Argjentina kaloi tutje pas fitores ndaj Holandës, shkruan Gazeta Express.

Të dy këto ndeshje u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.

Kësisoj, Argjentina dhe Kroacia do të përballen mesvete në gjysmëfinale të këtij turneu.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 dhjetor, në stadiumin “Lusail Iconic”.

Gjysmëfinalja mes Argjentinës e Kroacisë do të zhvillohet nga ora 20:00.

Komento: